Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se feja më e persekutuar është krishterimi derisa bëri thirrje për lirinë e fjalës dhe lirinë fetare.
Trump ka mbaruar fjalimin që zgjati shumë më tepër se 15 minutat e caktuara për presidentin e SHBA-së.
Ai në fund foli edhe mbi ndryshimet klimatike dhe imigracionin.
Për imigracionin, Trump tha se “kombet krenare duhet të lejohen të mbrojnë komunitetet e tyre dhe të parandalojnë që shoqëritë e tyre të mbingarkohen nga njerëz që nuk i kanë parë kurrë më parë, me zakone, fe të ndryshme, me gjithçka të ndryshme”./Express/