Presidenti Donald Trump tha të martën se Hamasi ka “tri ose katër ditë” për t’iu përgjigjur një plani paqeje për Gazën të hartuar nga SHBA-ja dhe Izraeli.
“Ne po presim që Hamasi të përgjigjet pozitivisht”, tha udhëheqësi amerikan, i cili më pas e paralajmëroi Hamasin.
“Nëse ata e refuzojnë ofertën, Izraeli do të bëjë atë që duhet të bëjë. Nuk ka shumë hapësirë për negociata me Hamasin”.
Netanyahu dhe Trump e kanë paralajmëruar Hamasin të pranojë planin me 20 pika, përmes të cilit grupi do të hiqte dorë nga udhëheqja e tij politike dhe ushtarake në Gaza dhe të dorëzonte armët, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.
Të dy udhëheqësit kanë kërcënuar se nëse Hamasi nuk i pranon kushtet, atëherë Izraeli do ta “përfundojë punën”. Grupi militant thotë se po e studion propozimin “me mirëbesim”.
Propozimi i fundit i presidentit – që heq dorë nga qëllimi i tij i mëparshëm për dëbimin e palestinezëve – vjen pas një përqafimi në rritje për një shtet palestinez në kundërshtim me qëndrimin amerikan dhe izraelit.
Plani i Trump do ta emëronte atë si kryetar të një “bordi paqeje” që shërben si një organ mbikëqyrës i udhëhequr nga një komitet që përfshin ish-kryeministrin britanik Tony Blair.