Trump thotë se e dinte për sulmin izraelit ndaj Iranit: Shumë i suksesshëm - Gazeta Express
string(73) "trump-thote-se-e-dinte-per-sulmin-izraelit-ndaj-iranit-shume-i-suksesshem"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 16:06

Trump thotë se e dinte për sulmin izraelit ndaj Iranit: Shumë i suksesshëm

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 16:06

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për Wall Street Journal se SHBA kishte dijeni për planet e Izraelit për të sulmuar Iranin.

Sipas WSJ, përmes një interviste të shkurtër telefonike, i pyetur se çfarë paralajmërime ka pasur para sulmit, Trump është shprehur me fjalët:

“Paralajmërim? S’ishte paralajmërim. Ne e dinim çfarë po ndodhte.”

Ai tutje ka shtuar se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten dhe se planifikonte të fliste sërish me të të premten.

Ndërkohë, sulmin e Izraelit ndaj Iranit, Trump e ka përshkruar si “shumë të suksesshëm, për ta thënë butë”, raporton WSJ, transmeton Express.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë mes tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme dhe përgatitjeve të SHBA-së për një përshkallëzim të mundshëm.