Donald Trump ka pohuar se do të ishte “marrëzi” të mos pranonte dhuratën, një aeroplan falas nga Katari, për të zëvendësuar Air Force One, me aeroplanin që e ka tashmë në SHBA.
Bëhet e ditur se presidenti amerikan vizitoi Boeing 747-8 në fillim të këtij viti dhe tani po përgatitet ta pranojë atë si dhuratë nga familja mbretërore e Katarit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura për pranimin e dhuratës prej 400 milionë dollarësh nga presidenti, Trump tha: “Unë mendoj se është një gjest i madh nga Katari”.
Ai shtoi: “Unë e vlerësoj shumë. Unë kurrë nuk do të isha nga ata që do të refuzoja një ofertë të tillë”.
“Domethënë, unë mund të jem një person budalla nëse them se jo nuk dua aeroplan falas.”
Sipas të dhënave të gjurmimit, aeroplani aktualisht ndodhet në Aeroportin Ndërkombëtar të San Antonio, ku ka qenë i parkuar aty që nga 3 prilli.