Trump thotë se dëshiron fundin e luftës në Ukrainë: Bateritë Patriot dërgohen brenda pak ditësh - Gazeta Express
string(94) "trump-thote-se-deshiron-fundin-e-luftes-ne-ukraine-baterite-patriot-dergohen-brenda-pak-ditesh"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 17:48

Trump thotë se dëshiron fundin e luftës në Ukrainë: Bateritë Patriot dërgohen brenda pak ditësh

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 17:48

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se qëllimi i tij është të përfundojë luftën në Ukrainë, duke theksuar se ky konflikt nuk është “lufta e Trump-it”, por se ai synon të ndihmojë në përmbylljen dhe zgjidhjen e tij.

Gjatë komenteve të tij të fundit, nga Shtëpia e Bardhë, Trump është shprehur se ishte i befasuar nga përkushtimi i vendeve evropiane:

“Europa ka shumë shpirt për këtë luftë. Ata po paguajnë për gjithçka, gjë që tregon sa e rëndësishme është për ta,” u shpreh Trump.

Presidenti amerikan, poashtu njoftoi se bateritë e e reja të raketave Patriot do të dërgohen në Ukrainë brenda pak ditësh, në kuadër të marrëveshjes së re të koordinuar me NATO-n dhe aleatët.

Trump poashtu tha se shpreson që dërgesat e armëve dhe presioni i ri ndërkombëtar të kenë një “ndikim të drejtpërdrejtë në qëndrimin e Rusisë”, duke e shtyrë Moskën drejt negociatave serioze. Ndërsa, ai gjithashtu lavdëroi NATO-n dhe udhëheqësit e vendeve anëtare, duke u shprehur:


“Kemi pasur disa ditë me diskutime shumë intensive. Ata janë njerëz të shkëlqyer. Disa nga vendet më të suksesshme në botë janë pjesë e NATO-s.”