Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku ironizon mandatin e paraardhësit të tij, ish-presidentit Joe Biden.
Në imazh shfaqen tre korniza, një me portretin e Trump (2017–2021), një tjetër me një makinë autopen (2021–2025), dhe e fundit sërish me portretin e Trump (2025–sot).
Ky postim përforcon deklaratat e Trump për zgjedhje të manipuluara në vitin 2020, ndërsa këtë herë ai shënjestroi përdorimin e “autopenit” një pajisje që nënshkruan automatikisht dokumente në emër të presidentit duke lënë të nënkuptohet se Biden nuk ka ushtruar detyrat e tij siç duhet.
“Me përjashtim të zgjedhjeve të vitit 2020, autopen-i është skandali më i madh politik në historinë amerikane”, shkroi Trump.