Trump: Ta bëjmë Iranin të madh përsëri - Gazeta Express
string(37) "trump-ta-bejme-iranin-te-madh-perseri"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 13:25

Trump: Ta bëjmë Iranin të madh përsëri

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 13:25

Donald Trump ka ndarë një mesazh tjetër në Truth Social duke bërë thirrje për ta “bërë Iranin përsëri të madh”.

Ai tha: “Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ndryshim regjimi, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse mos të ketë një ndryshimi regjimi? MIGA”.

Në një postim tjetër pak moment më vonë, Trump tha se pilotët e bombarduesve B-2 të përdorur në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit tani janë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi në SHBA.

Bëhet e ditur se vërejtjet e presidentit janë një lloj ndryshimi nga ajo që tha Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth në një konferencë për shtyp më parë.

“Ky mision nuk ishte dhe nuk ka qenë për ndryshimin e regjimit”, kishte këmbëngulur ai.

Ndryshe, Izraeli nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). /Telegrafi