Gjatë rrugës për në samitin e NATO-s, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “tani Kina mund të vazhdojë të blejë naftë nga Irani”, një zhvillim që, sipas tij, është bërë i mundur falë ndërhyrjes së tij personale.
Trump po ashtu ka shprehur shpresën që Kina të rrisë blerjet e saj të naftës edhe nga Shtetet e Bashkuara.
“Kina tani mund të vazhdojë të blejë naftë nga Irani. Shpresoj që të blejë shumë edhe nga SHBA. Ishte një Nder i Madh për mua që e bëra të mundur këtë gjë,” ka shkruar Trump në Truth Social.
Deklarata e tij vjen vjen pas arritjes së një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, e poashtu në një kohë të tensionuar për tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...