Trump: SHBA mund të marrë naftën e Iranit dhe të pushtojë ishullin Kharg - Gazeta Express
string(71) "trump-shba-mund-te-marre-naften-e-iranit-dhe-te-pushtoje-ishullin-kharg"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 7:42

Trump: SHBA mund të marrë naftën e Iranit dhe të pushtojë ishullin Kharg

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 7:42

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se vendi i tij mund të marrë nën kontroll burimet e naftës së Iran, duke përmendur edhe mundësinë e pushtimit të ishullit Kharg, raporton BBC. 

Në një intervistë për Financial Times, Trump u shpreh se një nga opsionet që ai konsideron është marrja e naftës iraniane, pavarësisht kritikave brenda SHBA-së.

“Sinqerisht, gjëja ime e preferuar është të marr naftën e Iranit, por disa njerëz në SHBA thonë: ‘Pse po e bën këtë?’ Ata janë njerëz të paditur,” deklaroi ai.

Trump sugjeroi se një skenar i mundshëm do të përfshinte edhe kontrollin e ishullit Kharg, një nyje strategjike për eksportin e naftës iraniane.

“Ndoshta e marrim ishullin Kharg, ndoshta jo. Kemi shumë opsione. Kjo do të nënkuptonte gjithashtu që të qëndronim atje për një kohë,” tha ai.

I pyetur për kapacitetet mbrojtëse të Iranit në këtë ishull, Trump u shpreh skeptik, duke deklaruar: “Nuk mendoj se kanë mbrojtje. Mund ta marrim shumë lehtë.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement