Trump: SHBA do të ndalojë përgjithmonë migrimin nga të gjitha vendet e botës së tretë - Gazeta Express
string(84) "trump-shba-do-te-ndaloje-pergjithmone-migrimin-nga-te-gjitha-vendet-e-botes-se-trete"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 12:35

Trump: SHBA do të ndalojë përgjithmonë migrimin nga të gjitha vendet e botës së tretë

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 12:35

Donald Trump ka thënë se do të ndalojë përgjithmonë migrimin drejt SHBA-së nga të gjitha “vendet e botës së tretë”.

Presidenti amerikan shkroi në një postim në Truth Social se vendimi do të “lejonte që sistemi amerikan të rimëkëmbet plotësisht”, sipas tij, “nga politikat e imigracionit që kishin gërryer “fitimet dhe kushtet e jetesës” të shumë amerikanëve”.

Ai nuk dha detaje mbi planin e tij dhe as nuk përmendi vendet që mund të preken.

“Qindra mijëra refugjatë nga Somalia po e pushtojnë plotësisht shtetin dikur të madh të Minesotës”, u shpreh presidenti, duke shtuar se “Do ta ndaloj përgjithmonë migrimin nga të gjitha vendet e Botës së Tretë për të lejuar sistemin amerikan të rimëkëmbet plotësisht”.

Shprehja “bota e tretë” është një term që është përdorur në të kaluarën për të përshkruar vendet më të varfra dhe në zhvillim.

Presidenti amerikan ka vendosur tashmë një ndalim udhëtimi për shtetasit e Afganistanit dhe 11 vendeve të tjera, kryesisht në Afrikë dhe Azi, në fillim të këtij viti.

Një tjetër ndalim udhëtimi që synonte një numër vendesh me shumicë myslimane u miratua gjatë mandatit të tij të parë.

Komentet e Trump vijnë një ditë pasi një shtetas afgan u akuzua se qëlloi dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington DC, njëri prej të cilëve humbi jetën.

Trump ka deklaruar të shtënat e së mërkurës në Uashington DC janë një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare dhe premtoi të ndërmarrë hapa për të larguar çdo të huaj.

Po atë ditë, SHBA-të pezulluan përpunimin e të gjitha kërkesave për imigracionin nga afganët, duke thënë se vendimi ishte marrë në pritje të një shqyrtimi të “protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”.

Pastaj, të enjten, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS) thanë se do të rishqyrtonin kartat e gjelbra të lëshuara për individët që kanë migruar në SHBA nga 19 vende.

Kur BBC pyeti se cilat vende ishin në listë, agjencia përmendi një shpallje të Shtëpisë së Bardhë në qershor që përfshinte Afganistanin, Kubën, Haitin, Iranin, Somalinë dhe Venezuelën.