I pyetur për amerikanët që nuk mendojnë se ekonomia po ecën mirë, Donald Trump pohon se trashëgoi një “rrëmujë të tmerrshme” nga ish-Presidenti Joe Biden, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se puna që ka bërë që kur mori detyrën është një “mrekulli” dhe një “pamje e bukur”, duke shtuar se “çmimet po ulen shumë”.
Të dhënat ekonomike nga shtatori tregojnë se norma e inflacionit në SHBA arriti në 3% për herë të parë që nga janari 2025, ndërsa besimi i konsumatorit ra në nivelin më të ulët që nga prilli për shkak të shqetësimeve mbi koston e jetesës, vendet e punës dhe ekonominë në përgjithësi.
Ndërsa çmimet e karburantit dhe vezëve kanë rënë, ushqimet e tjera janë më të shtrenjta dhe amerikanët mbeten të pakënaqur me koston e strehimit, kujdesit për fëmijët dhe kujdesit shëndetësor.