Në një dalje për mediat në Zyrën Ovale këtë të premte, presidenti amerikan Donald Trump pritet t’i japë zyrtarisht lamtumirën këshilltarit të tij miliarder Elon Musk.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump thënë se: “Kjo do të jetë dita e tij e fundit, por jo vërtet, sepse ai do të jetë gjithmonë me ne, duke ndihmuar në çdo hap.”
“Elon është fantastik! Shihemi në Shtëpinë e Bardhë,” ka shtuar Trump.
Kujtojmë se Musk ka qenë në krye të Departamentit për Efiçencë Qeveritare, i njohur si DOGE, që ka udhëhequr shkurtimet drastike në administratën federale. Megjithatë, që në muajin prill ai kishte nisur paralajmërimet për tërheqje nga qeveria. E vendimi duket se u mor pas një “zhgënjimi” që Musk përjetoi me paketën fiskale të Trump.
Sa i përket rolit të tij në qeveri, Musk ka pretenduar se DOGE ka kursyer 160 miliardë dollarë për taksapaguesit, por këto shifra janë vënë në pikëpyetje, me disa ekspertë që kanë sugjeruar se një pjesë e “kursimeve” janë numëruar dy herë.
Përkundër edhe disa përplasjeve që Musk ka pasur me zyrtarë të lartë të afërt me Tump, sipas postimit të presidentit, ky nuk duket të jetë fundi i marrëdhënies së tyre.