Duke folur në konferencën për rindërtimin e Ukrainës të mbajtur në Romë të enjten, lideri ukrainas Volodomyr Zelenskyy njoftoi se Gjermania ishte e gatshme të financiojë dy nga sistemet Patriot, ndërsa Norvegjia do të mbulonte një tjetër. Poashtu ai njoftoi se edhe vende të tjera evropiane ishin të gatshme të ndihmojnë.
E lidhur me këtë, gjatë një interviste për NBC News, Trump ka thënë se do të bëjë një “deklaratë të madhe” për Rusinë të hënën, pa dhënë detaje se për çfarë do të bëhej fjalë. Por, ai tutje ka shtuar se “NATO do të rimbursojë të gjithë koston” për armët që do t’i dërgohen Ukrainës.
Kujtojmë se, NATO financohet nga kontributet e anëtarëve të saj, përfshirë SHBA-në.
Sipas BBC-së, në intervistën e dhënë Trump ka thënë se do të dërgojë armë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, për Ukrainën përmes NATO-s.
“Në një marrëveshje të re”, Trump ka thënë se “do të dërgojmë Patriot në NATO, dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, duke shtuar se NATO do të paguajë për këto armë.
Deklarata e Trump, vjen pasi presidenti ukrainas Zelensky foli për një “dialog pozitiv” me Të për sigurimin e mbërritjes në kohë të armëve, veçanërisht të sistemeve të mbrojtjes ajrore. Zelensky ka konfirmuar se ka kërkuar 10 sisteme Patriot, pas një vale të re sulmesh me dronë dhe raketa ruse ndaj qyteteve ukrainase javën e kaluar.