Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të 10,000 trupave të tjera tokësore në Lindjen e Mesme, sipas raportimeve - Gazeta Express
string(110) "trump-po-shqyrton-mundesine-e-dergimit-te-10000-trupave-te-tjera-tokesore-ne-lindjen-e-mesme-sipas-raportimeve"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 11:17

Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të 10,000 trupave të tjera tokësore në Lindjen e Mesme, sipas raportimeve

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 11:17

Pentagoni po shqyrton mundësinë e dërgimit të deri në 10,000 trupave shtesë tokësore në Lindjen e Mesme për t’i dhënë Presidentit Donald Trump më shumë mundësi ushtarake, ndërsa ai po shqyrton bisedimet e paqes me Teheranin, raportoi të enjten Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes që ishin nw dijeni me planet.

Vendimi i mundshëm, nëse merret nga Presidenti i SHBA Donald Trump, pritet të rrisë ndjeshëm numrin e forcave amerikane në rajon dhe shihet si një tregues se mundësia e një operacioni tokësor në Iran po shqyrtohet seriozisht.

Rritja e numrit të trupave vjen ndërsa Trump thotë se janë duke u zhvilluar negociata me Teheranin për t’i dhënë fund luftës. Megjithatë, zyrtarët iranianë ende nuk kanë rënë dakord për një takim të nivelit të lartë me SHBA-në dhe janë të kujdesshëm, duke thënë se iniciativa diplomatike mund të jetë një “manovër taktike”. Sipas zyrtarëve, një vendim përfundimtar pritet javën e ardhshme.

Wall Street Journal raportoi fillimisht se po shqyrtohej vendosja e përforcimeve, ndërsa Axios raportoi se Pentagoni po punonte mbi skenarë ushtarakë për një “goditje përfundimtare” kundër Iranit, e cila mund të përfshinte si operacione tokësore ashtu edhe një fushatë të gjerë ajrore.

Në të njëjtën kohë, priten përforcime shtesë në rajon, duke përfshirë skuadrilje avionësh luftarakë dhe mijëra ushtarë në ditët dhe javët në vijim. Një njësi ekspedite e Marinës pritet të mbërrijë brenda javës, ndërsa një e dytë është tashmë në proces të vendosjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement