Trump: Po punojmë për një plan për të ushqyer njerëzit në Gaza - Gazeta Express
string(61) "trump-po-punojme-per-nje-plan-per-te-ushqyer-njerezit-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 18:53

Trump: Po punojmë për një plan për të ushqyer njerëzit në Gaza

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 18:53

Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza.

“Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit. Ne duam t’i ndihmojmë ata të jetojnë. Ne duam t’i ushqejmë njerëzit. Është diçka që duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë”, thuhet se tha Trump në një intervistë të shkurtër telefonike sot.

Udhëheqësi i SHBA-së ka dërguar sot në Gaza të dërguarin e tij të posaçëm në Lindjen e Mesme dhe ambasadorin në Izrael, shkruan A2 CNN.

Siç kemi raportuar, Steve Witkoff dhe Mike Huckabee kaluan pesë orë në një vend ndihme të Fondacionit Humanitar në Gaza.

Kujtojmë se pavarësisht thirrjeve për një zgjidhje të shpejtë, situata humanitare në Gaza vijon të mbetet e rënduar, ku qindra njerëz po vdesin urie.