Trump përshëndet sulmet “objektive” ndaj centraleve bërthamore iraniane, OKB thotë se dëmi është i paqartë - Gazeta Express
string(103) "trump-pershendet-sulmet-objektive-ndaj-centraleve-berthamore-iraniane-okb-thote-se-demi-eshte-i-paqarte"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 9:50

Trump përshëndet sulmet “objektive” ndaj centraleve bërthamore iraniane, OKB thotë se dëmi është i paqartë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 9:50

Një ditë pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore iraniane, Donald Trump thekson shkatërrimin “monumental” të objekteve – pavarësisht pamundësisë së OKB-së për të përcaktuar shkallën e saktë të ndikimit.

Trump lë të kuptohet mundësia e ndryshimit të lidershipit në Iran , duke thënë: “Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë ndryshim regjimi?”

Ministri i Jashtëm i Iranit ndodhet në Moskë dhe thotë se do të zhvillojë diskutime me Presidentin e Rusisë, Putin, mbi “sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta”.

Mesazhet e përziera midis Trump dhe ndihmësve të tij kryesorë mbi të ardhmen e udhëheqjes së Iranit shtojnë rreziqe për trupat amerikane në Lindjen e Mesme, shkruan Anthony Zurcher i BBC-së, përcjell portali rtv21.tv

SHBA-të i kërkojnë Kinës të ushtrojë presion mbi Iranin që të mos e mbyllë Ngushticën e Hormuzit , një rrugë kritike detare.

Gjatë natës, Izraeli kreu “një nga sulmet më intensive” ndaj infrastrukturës ushtarake të Iranit , ndërsa Irani duket se ka qëlluar vetëm një raketë drejt Izraelit.