Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se ka një takim pas një ore për të diskutuar lajmet e fundit mbi evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Izraeli.
Ai thotë për Iranin: “Ata duhet ta kishin bërë marrëveshjen, unë kisha një marrëveshje të shkëlqyer për ta… në fund vendosën të mos e bënin, dhe tani do të donin ta kishin bërë.”
Ai shton se përfaqësuesit iranianë “duan të takohen” dhe përsëriti pretendimin e tij se ata “duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë”.
Nuk është hera e parë që Trump ka thënë se Irani dëshiron të takohet – më parë, Irani tha se kjo ishte një gënjeshtër, duke postuar në mediat sociale: “Asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar të përulet në portat e Shtëpisë së Bardhë.”
Trump pyetet më tej nëse regjimi mund të ndryshojë, të cilit ai i përgjigjet: “Sigurisht. Çdo gjë mund të ndodhë, apo jo?”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...