Trump përplaset me gazetarin australian (Pamje) - Gazeta Express
string(45) "trump-perplaset-me-gazetarin-australian-pamje"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 8:56

Trump përplaset me gazetarin australian (Pamje)

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 8:56

Donald Trump ka akuzuar një gazetar australian se “po dëmton Australinë”, pasi udhëheqësi u pyet për marrëveshjet e tij të biznesit gjatë kohës sa është në detyrë.

Presidenti amerikan u pyet nga John Lyons nga Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC), se sa i pasur është bërë që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar

“Nuk e di,” u përgjigj Trump, duke thënë se fëmijët e tij drejtojnë bizneset familjare.

“Sipas mendimit tim, po e dëmton shumë Australinë tani dhe ata duan të shkojnë mirë me mua”, shtoi lideri amerikan.

Trump tha se do të takohet me kryeministrin australian Anthony Albanese “shumë shpejt”, duke shtuar: “Do t’i tregoj për ty. Ke vendosur një ton shumë të keq”.

Kur Lyons u përpoq të bënte një pyetje tjetër, Trump mbajti gishtin tregues në buzë para se të thoshte “qetësi” dhe u largua për të folur me një gazetar tjetër. /Telegrafi