Trump për konfliktin Irzael-Iran: SHBA mund të përfshihet - Gazeta Express
string(56) "trump-per-konfliktin-irzael-iran-shba-mund-te-perfshihet"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 18:16

Trump për konfliktin Irzael-Iran: SHBA mund të përfshihet

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 18:16

Presidenti amerikan Donald Trump e pranoi se përfshirja e SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit është një mundësi, gjatë një interviste telefonike për ABC News të dielën.

“Nuk jemi të përfshirë në të. Është e mundur që mund të përfshihemi. Por për momentin nuk jemi të përfshirë”, i tha Trump gazetares Rachel Scott të ABC-së.

Kur u pyet nëse ka afat për Iranin që të ulet në tryezën e bisedimeve, presidenti u përgjigj “jo”, sipas Scott.

“Jo, nuk ka afat, por ata po flasin. Ata duan ta bëjnë një marrëveshje. Po flasin. Vazhdojnë të flasin”, tha Trump.

Rundi i ardhshëm i negociatave bërthamore SHBA-Iran, i planifikuar të mbahej sot në Oman, u anulua. Por Trump tha se iranianët “duan të bisedojnë dhe do të bisedojnë”, duke shtuar se përshkallëzimet e fundit “mund t kenë detyruar marrëveshjen të ecë më shpejt, në fakt”.

Trump gjithashtu shprehu gatishmërinë për ta konsideruar presidentin rus Vladimir Putin si një ndërmjetës të mundshëm në konflikt, duke theksuar se ka kontaktuar me të.

“Ai është gati. Më ka telefonuar për këtë. Patëm një bisedë të gjatë rreth kësaj”, tha presidenti.