Trump pati një bisedë të gjatë me Zelenskyn gjatë fluturimit derisa po kthehej nga Alaska - Gazeta Express
string(89) "trump-pati-nje-bisede-te-gjate-me-zelenskyn-gjate-fluturimit-derisa-po-kthehej-nga-alaska"

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 9:14

Trump pati një bisedë të gjatë me Zelenskyn gjatë fluturimit derisa po kthehej nga Alaska

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 9:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një bisedë të gjatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fluturimit të tij derisa po kthhej nga Alaska.

Trump zbarkoi në Bazën e Përbashkët Andreës në Maryland pak pas orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale të SHBA-së, pasi përfundoi samiti i tij me Presidentin rus Vladimir Putin, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Presidenti e kaloi pjesën më të madhe të fluturimit gjashtorësh duke folur në telefon, sipas Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Pas telefonatës me Zelenskyn, Trump foli me zyrtarët e NATO-s, tha ajo.

Gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me Putinin, pas takimit të tyre dy orë e gjysmë, Trump u zotua të zhvillojë telefonata si me Zelenskyn ashtu edhe me zyrtarët e NATO-s.

“Sigurisht që do ta telefonoj Presidentin tonë Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm”, tha Trump gjatë konferencës.

Zyra e Zelenskyt konfirmoi se ai kishte folur me Trumpin të shtunën në mëngjes.