Trump paralajmëron se do t'i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t'i rregullojë përsëri - Gazeta Express
string(119) "trump-paralajmeron-se-do-ti-kthehet-kosoves-dhe-serbise-biden-i-mori-disa-vendime-te-marra-une-do-ti-rregulloje-perseri"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 16:27

Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 16:27

Donald Trump e ka përmendur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa paralajmëronte “paqe” ndërmjet Iranit dhe Izraelit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkroi në “Truth Social” se paraardhësi i tij, Joe Biden “e ka dëmtuar perspektivën afatgjate” me disa vendime të cilat i quajti “shumë të marra”, ndërsa paralajmëroi se “do ta rregullojë” këtë.

“Irani dhe Izraeli duhet ta bëjnë një marrëveshje, dhe do ta bëjnë një marrëveshje, ashtu siç e bëra unë Indinë dhe Pakistanin të arrijnë një marrëveshje, në atë rast duke përdorur TREGTINË me Shtetet e Bashkuara për të sjellë arsye, kohezion dhe mendje të kthjellët në bisedimet me dy udhëheqës të shkëlqyer që ishin në gjendje të merrnin një vendim shpejt dhe të NDALOJNË! Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndala (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregullojë, përsëri!). Një tjetër rast është Egjipti dhe Etiopia, dhe lufta e tyre mbi një digë masive që po ndikon në lumin madhështor Nil. Ka paqe, të paktën për tani, për shkak të ndërhyrjes sime, dhe do të mbetet kështu! Po ashtu, do të kemi PAQE, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Bëj shumë, dhe nuk marr kurrë meritë për asgjë, por është OK, POPULLI e kupton. BËJE LINDJEN E MESME TË MADHE PËRSËRI!”, shkroi Trump.