Presidenti amerikan Donald Trump në një deklarim për gazetarë nga Zyra Ovale ka parashikuar se do të ketë një armëpushim në Gaza diku “brenda javës së ardhshme”.
Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të premten, Trump e quajti situatën në Gaza një “situatë të tmerrshme”, por shprehu optimizëm se së shpejti mund të ketë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Fox News, transmeton Express.
“Mendoj se është afër. Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë”, ka thënë presidenti amerikan.
“Ne mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim”, ka shtuar tutje ai. /GazetaExpress/