Trump nxehet me Oscars që i dha çmimin filmit nga Korea e Jugut, kritikon 'djaloshin e mençur', Brad Pitt - Gazeta Express
string(101) "trump-nxehet-me-oscars-qe-i-dha-cmimin-filmit-nga-korea-e-jugut-kritikon-djaloshin-e-mencur-brad-pitt"

Trump nxehet me Oscars që i dha çmimin filmit nga Korea e Jugut, kritikon ‘djaloshin e mençur’, Brad Pitt

Gazeta Express

21/02/2020 11:47

Donald Trump ka reaguar për ndarjen e çmimeve në Akademinë Amerikane të Filmit, Oscars.

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Kolorado para përkrahësve të tij, ka zgjedhur të japë mendimin e tij për çmimet që i janë ndarë filmave në ceremoninë e vitit 2020 të Oscars.

Lexo Edhe:

Trump ka kritikuar përzgjedhjen për çmimin kryesor, që i është ndarë filmit ‘Parasite’ nga Korea e Jugut, të regjisorit Bong Joon-ho, përcjell Gazeta Express.

“Meqë ra fjala, sa të këqij ishin çmimet e Akademisë këtë vit? A e keni parë?”, pyet Trump masën e mbledhur dhe u prit me mospajtim.

“Dhe fituesi është… një film nga Korea e Jugut. Çfarë dreqin ishte ajo. Ne kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut me tregti. E mbi të gjitha, ata i japin çmimin për filmin më të mirë të vitit atyre”, vazhdon Trump duke e pranuar se nuk e ka parë filmin.

Studio filmike ‘NEON’ që e ka bërë filmin, ka reaguar duke thënë: “E kuptueshme. Ai nuk di të lexojë”.

Trump gjithashtu ka thënë disa fjalë edhe për aktorin Brad Pitt, i cili në fjalimin e tij të fitores ka folur për gjykimin e Presidentit për disa akuza që janë drejtuar ndaj tij.

Ai ia kthen duke e quajtur me ironi ‘djalosh i mençur’ e duke pranuar se asnjëherë nuk ka qenë fans i tij.

‘Parasite’ është filmi i parë në gjuhë të huaj që ka arritur të shpallet ‘Filmi më i mirë i vitit’ në Oscars. /Gazeta Express/