Trump nuk e ka ftuar Putinin në ceremoninë e betimit si President i SHBA - Gazeta Express
string(72) "trump-nuk-e-ka-ftuar-putinin-ne-ceremonine-e-betimit-si-president-i-shba"

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 13:12

Trump nuk e ka ftuar Putinin në ceremoninë e betimit si President i SHBA

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 13:12

Vladimir Putin nuk është ftuar në ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, që do të zhvillohet më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Kështu konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i pyetur nga gazetarët, shkruan A2 CNN.

Lexo Edhe:

Televizioni amerikan CBS, raportoi më parë, duke cituar burime të paidentifikuara se Trump kishte ftuar në ceremoni Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Marrëdhënie mes Trump dhe Putin është bërë shpesh objekt diskutimi. Të dy liderët kanë shprehur vlerësime për njëri-tjetrin dhe Trump është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë me të marrë pushtetin.