Trump: Nëse nuk do ta shkarkoja, Bolton-i do ta fillonte Luftën e Gjashtë Botërore - Gazeta Express

Trump: Nëse nuk do ta shkarkoja, Bolton-i do ta fillonte Luftën e Gjashtë Botërore

Lajme

Gazeta Express

29/01/2020 14:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka sulmuar me fjalë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, John Bolton, duke thënë se ai do ta fillonte luftën e gjashtë botërore, nëse nuk do ta kishte shkarkuar nga detyra.

Sidoqoftë, sipas një ankete të Universitetit të Quinnipiac-ut, 75 për qind e amerikanëve dëshirojnë ta dëgjojnë dëshminë e Bolton-it në procesin hetimor që po zhvillohet në Senat. Në anën tjetër, lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, ka pranuar se partia e tij nuk i ka votat e mjaftueshme për ta bllokuar thirrjen e dëshmitarëve të rinj.

Anëtarët e Partisë Republikane janë përpjekur që procesin e hetimeve ta kryejnë me një procedurë të përshpejtuar dhe pa shumë dëshmitarë, por Partia Demokratike po këmbëngul në thirrjen e dëshmitarëve të rinj.

Presidenti Trump e mbajti tubimin më të fundit në Ëildëood të Neë Jersey-t mbrëmjen e kaluar pas prezantimit të planit kundërthënës për paqe mes Izraelit dhe Palestinës, i cili u refuzua menjëherë nga kjo e fundit.

Ky plan, me të cilin parashihet krijimi i shtetit palestinez në të ardhmen, por edhe njohja e sovranitetit të Izraelit në vendbanimet e Bregut Perëndimor, u mirëprit nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, por në Palestinë u prit me protesta dhe kundërshtime të prera.