Po spekulohet në mbarë botën nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Iranit apo do të qendrojë e distancuar. Presidenti i SHBA-së Trump e le të hapur vendimin e tij.
Në Shtëpinë e Bardhë presidenti i SHBA-së Donald Trump u pyet nga gezetarët – nëse do të sulmojë SHBA komplekset bërthamore iraniane? Përgjigja e Trump ishte: “Ndoshta, ndoshta jo – askush nuk e di, çfarë do të bëjë unë. Por ajo që mund të them është, se: Irani ndodhet në vështirësi të mëdha.” Trump deklaroi gjithashtu, se pala iraniane e ka kontaktuar, do të negociojë. Por ai u ka thënë, se tani është shumë vonë për negociata. “Ka një dallim të madh ndërmjet tani dhe para një jave”, tha Trump. E më pas presidenti i SHBA-së deklaroi, se javën që vjen do të ndodhë diçka e madhe, ndodhta edhe në më pak se një javë.
Në politikën e SHBA-së opinionet janë të ndara lidhur me një përfshirje në sulmet ndaj Iranit
Të tilla shprehje të Trump nuk duhen kuptuar patjetër si deklarime konkrete. Ato janë më shumë një shenjë se: Unë nuk jam i vendosur. Ndoshta ato janë pjesë e strategjisë së tij për të rritur presionin ndaj Iranit. Politikanët në SHBA janë të ndarë në qendrime lidhur me një pjesëmarrje të ushtrisë së SHBA-së kundër komplekseve nukleare të Iranit. “Nëse kjo është ajo që është e nevojshme unë e mbështesë atë plotësisht”, u shpreh deputeti republikan Lawler për radion NPR.
SHBA mund të verë në dispozicion bomba që çajnë bunkerët në male, armatim ky që Izraeli nuk e ka. Të vetmit avion luftarakë, që mund t’i hedhin këto bomba janë Tarnkappenbomber të tipit B-2 të SHBA-së. Por ka edhe shumë zëra nga demokratët si dhe republikanët, që apelojnë për maturi dhe mendojnë, se SHBA-ja nuk duhet të përfshihet në një konflikt pafund në Lindjen e Mesme. Izraeli po bën një punë të mirë duke shmangur rreziqet. SHBA duhet të vazhdojë ta lejojë Izraelin ta bëjë këtë, i tha deputeti republikan Tim Burchette për CNN.
Udhëheqësi suprem në Iran paralajmëron nga ndonjë ndërhyrje
Çështja është, se si mund të jetë konkretisht një ndërhyrje direkte e SHBA-së. Në një fjalim udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Chamenei e hodhi poshtë kërkesën e Trump për një kapitullim pa kushte duke paralajmëruar SHBA-në në rast të një ndërhyrjeje. Një veprim i tillë mund të krijonte dëme të pariparueshme. Shqetësimi tek shumë në SHBA është, se mbi 40.000 ushtarë të SHBA-së në rajonin e Lindjes së Mesme mund të shënjestrohen për sulme të mundshme hakmarrjeje të Iranit. Strategu për gjeopolitikë në BCA Research, Marko Papic, deklaroi në CNBC, se SHBA mund të ndërhyjnë direkt, por edhe mund të kufizohen vetëm me një goditje të qëllimshme. “Të sulmosh një kompleks bërhamor dhe pastaj t‘i sinjalizosh diçka tjetër Teheranit. “Unë e konsideroj çështjen si të mbaruar. Na lini të bisedojmë.” Në këtë rast për Iranin do të ishte një rrezik i madh, që të reagonte me zgjerimin e konfliktit, sipas vlerësimit të strategëve. Pra ka shumë spekulacione lidhur me hapat e mëtejshëm të SHBA-së. Nëse Donald Trump ndërkohë ka vendosur, është ende e paqartë pas deklaratave të një dite më parë të tij. /DW
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...