Trump merr një goditje të fortë një javë para zgjedhjeve - Gazeta Express
string(57) "trump-merr-nje-goditje-te-forte-pese-dite-para-zgjedhjeve"

Gazeta Express

26/10/2020 19:54

Trump merr një goditje të fortë një javë para zgjedhjeve

Gazeta Express

26/10/2020 19:54

Gazeta e njohur konservative, që tradicionalisht e përkrahë kandidatin republikan për president ka ndërruar qasje në editorial e fundit të botuar.

Union Leader e Nju Hampshire, një gazetë konservatore, ka përkrahur kandidatin demokrat Joe Biden për president të SHBA’ve, përkundër traditës mbi 100 vjecare të përkrahjes së kandidatëve republikanë.

Lexo Edhe:

“Ndërtimi i këtij shteti përkon me aftësitë e Joseph Biden. Ne mendojmë se Zotëri Biden është një shërbyes publik profesional, i dashur dhe i dhembshur”, thuhet në editorial e Union Leader.

“Ai vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij që të jetë president i gjithë Amerikës, dhe ne i besojmë atij” thuhet tutje.

Gjithsesi gazeta në fjalë i përmendi edhe disa mosmarrëveshje në politikat  e Biden, për të cilat thotë se pret që të i kundërshtojë për katër vitet e ardhshme, transmeton GazetaExpress. /Express/