Trump merr meritat për rritjen e shpenzimeve të NATO-s: S’e di nëse e bëra unë, por mendoj që po - Gazeta Express
string(93) "trump-merr-meritat-per-rritjen-e-shpenzimeve-te-nato-s-se-di-nese-e-bera-une-por-mendoj-qe-po"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 16:15

Trump merr meritat për rritjen e shpenzimeve të NATO-s: S’e di nëse e bëra unë, por mendoj që po

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 16:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar së është ai që qëndron pas vendimit historik të NATO-s, për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së.

Duke folur në kuadër të samitit që po mbahet në Hagë, Trump ka thënë se, “një pjesë e madhe e diskutimeve tona në samit ishte nevoja që vendet e tjera anëtare të NATO-s të marrin mbi vete barrën e mbrojtjes së Evropës, përfshirë barrën financiare. Siç e dini, ishte në 2%, dhe ne e çuam në 5%.”

Sipas tij, disa liderë evropianë e kanë pranuar vetë ndikimin e tij:

“Një prej tyre më tha: ‘Zoti President, kemi 20 vjet që përpiqemi ta çojmë në 3% dhe nuk ia dolëm, ndërsa ju e ngritët në 5%’. Kështu që tani – thuajse të gjithë – do të kontribuojnë.”

Trump e ka cilësuar momentin si historik për aleancën dhe si diçka që askush “nuk e mendonte të mundur”.

“Është një arritje me të vërtetë historike. Aleatët e NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së, diçka që askush nuk e mendonte të mundur. Ata më thanë: ‘Ju e bëtë, zoti president, ju e bëtë.’ Nuk e di nëse e bëra, por mendoj se po,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet se ishte presioni i tij që i detyroi vendet aleate të veprojnë.

Trump poashtu e ka përshkruar samitin si një sukses të madh për Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.