string(83) "trump-me-mesazh-nga-baza-amerikane-ne-katar-forca-jone-ushtarake-eshte-shkaterruese"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 12:18

Trump me mesazh nga baza amerikane në Katar: Forca jonë ushtarake është shkatërruese

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 12:18

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një turi katërditor në vendet e Gjirit, ka vizituar edhe bazën ajrore Al-Udeid në Katar – një nga instalimet më të rëndësishme të ShBA-së në Lindjen e Mesme.

Sipas Associated Press, duke iu drejtuar trupave amerikane, Trump i ka falënderuar për shërbimin dhe u ka folur për rolin e ShBA-së në Lindjen e Mesme.

“Si president, prioriteti im është të përfundoj konfliktet, jo t’i nis ato, por nuk do të hezitoj kurrë të përdor fuqinë amerikane nëse është e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara apo partnerët tanë,” raportohet të ketë thënë Trump, duke shtuar se:

“Kur kërcënohemi, ushtria amerikane do t’u përgjigjet armiqve pa menduar dy herë. Ne kemi fuqi dërrmuese dhe forcë shkatërruese.”

E ndërkohë që Trump po vazhdon përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje bërthamore me Iranin, ai e ka vlerësuar Katarin si një nga partnerët më të fortë të ShBA-së në rajon.