Trump me kritika ndaj Putinit: “Pas çdo telefonate të këndshme, shpërthejnë raketat në Ukrainë” - Gazeta Express
string(91) "trump-me-kritika-ndaj-putinit-pas-cdo-telefonate-te-kendshme-shperthejne-raketat-ne-ukraine"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 17:55

Trump me kritika ndaj Putinit: “Pas çdo telefonate të këndshme, shpërthejnë raketat në Ukrainë”

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 17:55

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kritikuar ashpër liderin rus Vladimir Putin, duke e akuzuar se nuk i përmbahet asnjë premtimi dhe se pas çdo telefonate “të këndshme”, pasojnë sulme raketore në qytetet ukrainase.

“I flas shpesh Putinit për të mbyllur këtë çështje. Dhe çdo herë që mbyll telefonin, mendoj: ‘Ishte një bisedë e mirë’. Pastaj, në mbrëmje, shpërthejnë raketat në Kiev apo ndonjë qytet tjetër,” u shpreh Trump.

Ai tutje ka shtuar se: “Në fillim mendon se ndoshta është rastësi. Por kur ndodh tre ose katër herë, e kupton që fjalët nuk vlejnë asgjë.” Presidenti poashtu tregoi se ia kishte përmendur shpesh situatën edhe zonjës së parë:
“Shkoj në shtëpi dhe i them zonjës së parë: ‘Fola me Vladimirin sot, kishim një bisedë të shkëlqyer’. Dhe ajo më përgjigjet: ‘Ah, mirë, po një tjetër qytet sapo u godit.’”

Tutje, sipas Trump, Rusia është një vend “me potencial të madh”, por që po “shkatërron veten duke humbur njerëz dhe para për një luftë të panevojshme.”

Ai poashtu ka shtuar se shpreson që Putin të pranojë një marrëveshje të drejtë, sepse “ai e di shumë mirë se çfarë është një marrëveshje e drejtë.”