Trump mbetet pa pushime vere, një tjetër vend ofrohet të presë Putin e Zelensky - Gazeta Express
string(78) "trump-mbetet-pa-pushime-vere-nje-tjeter-vend-ofrohet-te-prese-putin-e-zelensky"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 7:55

Trump mbetet pa pushime vere, një tjetër vend ofrohet të presë Putin e Zelensky

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 7:55

Pushimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, u anulua për shkak të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Kjo është zakonisht koha kur presidenti shkon me pushime, por jo ky president”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Zëdhënësja shton se pati diskutime nëse Trump mund të punonte nga Bedminster për disa javë, por ai vendosi kundër kësaj.

“Ai është në një mision, dëshiron të lëvizë shpejt dhe të godasë ndërsa hekuri është i nxehtë”, shtoi Leavitt.

Ndërkohë, Austria është vendi i radhës që ashtu si Zvicra, është ofruar të organizojë një takim të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Kancelari Christian Stocker njoftoi lajmin, duke përmendur “traditën e gjatë” të Vjenës, e cila gjithashtu pret organizata të shumta ndërkombëtare si IAEA, OPEC dhe OSBE.

“Nëse negociatat mbahen në Vjenë, ne do të kontaktojmë Gjykatën Ndërkombëtare Penale për të sqaruar çështjen dhe për të lejuar Presidentin Putin të marrë pjesë”, shtoi ai.