Trump “luan futboll” me Ronaldon në Zyrën Ovale – videoja e çuditshme e AI bëhet virale - Gazeta Express
string(83) "trump-luan-futboll-me-ronaldon-ne-zyren-ovale-videoja-e-cuditshme-e-ai-behet-virale"

Sport

Gazeta Express

21/11/2025 7:53

Trump “luan futboll” me Ronaldon në Zyrën Ovale – videoja e çuditshme e AI bëhet virale

Sport

Gazeta Express

21/11/2025 7:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, postoi një video në rrjetin e tij social Truth Social që u bë shpejt virale.

Trump ndau një video të çuditshme të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, e cila e tregonte atë duke luajtur futboll me yllin portugez Cristiano Ronaldo në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Skena surreale tregon Presidentin e SHBA-së dhe Ronaldon duke goditur me kokë një top që po zbret nga çatia e Zyrës Ovale, dhe më pas të dy demonstrojnë aftësitë e tyre me topin.

Fundi i videos është veçanërisht i çuditshëm kur Trump e godet topin drejt kamerës, pas së cilës ekrani çahet dhe skena mbaron.

Trump e krijoi këtë video pasi Ronaldo vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku mori pjesë në një darkë të organizuar për Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Kujtojmë se në fjalimin e tij hyrës para të ftuarve, midis të cilëve ishin disa nga njerëzit më të pasur në botë, Trump e falënderoi Ronaldon që erdhi sepse djali i tij është një tifoz i madh i portugezëve.