Trump kundër paracetamolit, farmacisti Salihaj: Ilaçi më i sigurtë - Gazeta Express
string(64) "trump-kunder-paracetamolit-farmacisti-salihaj-ilaci-me-i-sigurte"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 15:24

Trump kundër paracetamolit, farmacisti Salihaj: Ilaçi më i sigurtë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 15:24

Deklarata e Donald Trump kundër përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë ka nxitur reagime të shumta edhe në Kosovë.

Presidenti amerikan pretendoi se ky medikament mund të shkaktojë pasoja afatgjata tek fetusi, por ekspertët shëndetësorë e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Farmacisti Gzonit Salihaj, në një deklaratë dhënë për emisionin Kosova Live në T7, tha se pavarësisht dyshimeve të ngritura në disa studime, paracetamoli mbetet ilaçi më i sigurtë.

“Paracetamoli është një nga barnat më të sigurta në botë”, tha Salihaj për T7.

Nëse përdoret në doza të rekomanduara dhe nën mbikëqyrjen e mjekut, ai mbetet zgjedhja më e mirë për dhimbje, theksoi tutje.

Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/