Trump kundër ndryshimit të regjimit në Iran: Do të sillte kaos - Gazeta Express
string(61) "trump-kunder-ndryshimit-te-regjimit-ne-iran-do-te-sillte-kaos"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 14:45

Trump kundër ndryshimit të regjimit në Iran: Do të sillte kaos

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 14:45

Donald Trump ka deklaruar të martën se nuk dëshiron të shohë “ndryshim regjimi” në Iran, duke thënë se një gjë e tillë do të sillte kaos.

“Nuk e dua. Do të doja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të jetë e mundur. Ndryshimi i regjimit sjell kaos dhe, në mënyrë ideale, ne nuk duam të shohim aq shumë kaos, kështu që do të shohim se si do të shkojë,” ka thënë Trump.

Kujtojmë se, gjatë fundjavës, ai shkroi në rrjetin e tij social: “Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje të BËJË IRANIN SËRISH TË MADH, pse të mos ketë një ndryshim regjimi???”

Tutje, sipas agjencisë Reuters, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në një samit të NATO-s, Trump ka thënë poashtu se Irani nuk do të ketë një armë bërthamore dhe ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin e kishte telefonuar për t’i ofruar ndihmë në lidhje me Iranin.