Trump kritikon mediat si po e mbulojnë takimin me Putinin, John Boltonin e quan “budalla” - Gazeta Express
string(86) "trump-kritikon-mediat-si-po-e-mbulojne-takimin-me-putinin-john-boltonin-e-quan-budalla"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 16:12

Trump kritikon mediat si po e mbulojnë takimin me Putinin, John Boltonin e quan “budalla”

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 16:12

Ndoshta derisa po përpiqet të vrasë pak kohë para telefonatës me liderët europianë, presidenti amerikan Donald Trump bëri një postim në mediat sociale, duke kritikuar mediat për mbulimin ‘të padrejtë’ të takimit të tij të ardhshëm me presidentin rus, Vladimir Putin.

Mediat shumë të padrejta janë vënë në lëvizje për takimin tim me Putinin. Ato citojnë vazhdimisht njerëz të dështuar dhe të shkarkuar dhe njerëz vërtet budalla si John Bolton, i cili sapo tha se, edhe pse takimi zhvillohet në tokë amerikane, “Putini tashmë ka fituar””.

“Për çfarë bëhet fjalë? Ne po fitojmë në ÇDO GJË. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit (Pa taksë mbi orët shtesë!)”.

“Edhe sikur të merrja Moskën dhe Leningradin falas, si pjesë e marrëveshjes me Rusinë, në lajmet e rreme do të thuhej se kam bërë një marrëveshje të keqe! Por tani janë zbuluar. Shikoni gjithë lajmet e vërteta që po dalin për KORRUPSIONIN e tyre. Janë njerëz të sëmurë dhe të pandershëm, që ndoshta e urrejnë vendin tonë. Por nuk ka rëndësi, sepse po fitojmë në gjithçka!!!”, ka shkruar Trump.

Udhëheqësit europianë po zhvillojnë bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përpara një samiti Trump-Putin të premten.

Trump thotë se udhëheqësit europianë “duan të shohin një marrëveshje të arritur” – por pritet që ata të përsërisin se asnjë vendim nuk duhet të merret pa Ukrainën kur presidentët e SHBA-së dhe Rusisë të takohen në Alaska.

Zelensky, i cili pritet të zhvillojë një telefonatë shkurt me Trumpin, thotë se Rusia duhet të vendoset nën presion “për hir të një paqeje të drejtë”.