Për herë të dytë gjatë konferencës për shtyp më 3 mars, Trump po foli për marrëdhënien e Shteteve të Bashkuara me Mbretërinë e Bashkuar.
Ai thotë se Spanja ka qenë “shumë jobashkëpunuese”, dhe se edhe Mbretëria e Bashkuar ka vepruar njësoj.
“Kjo e dyta është tronditëse, por kjo nuk është epoka e Churchillit”, thotë ai, duke iu referuar kryeministrit britanik, Keir Starmer.
Duke iu referuar sërish ishujve Chagos, Trump i quajti “ishuj budallenj… që ata [Britania e Madhe] i falën”.
Britania e Madhe “mori një qira njëqindvjeçare, që ka të bëjë ndoshta me popullsi autoktone që pretendojnë se ishujt janë të tyre, të cilët as nuk i kishin parë ndonjëherë këta ishuj. Çfarë kuptimi ka kjo? Ata i prishën marrëdhëniet; është për të ardhur keq”.
Ai thotë se e “do” Mbretërinë e Bashkuar, por kritikon politikat britanike për energjinë dhe emigracionin, të cilat i quan “të tmerrshme”.
Trump tha se është i “shumë i zhgënjyer” me Britaninë e Madhe për shkak të refuzimit të Londrës për t’i lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat ushtarake britanike, përfshirë atë strategjike në Diego Garcia në Oqeanin Indian, në goditjet e para kundër Iranit.
Ai tha se Spanja ka qenë “shumë jokompetente dhe jo bashkëpunuese” dhe i ka dhënë udhëzim Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, që “të ndërpresë çdo tregti me Spanjën”./Radio Evropa e Lirë
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...