Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve të CNN dhe NYT: "Njerëz të këqij, me qëllime të liga" - Gazeta Express
string(86) "trump-kerkon-shkarkimin-e-gazetareve-te-cnn-dhe-nyt-njerez-te-keqij-me-qellime-te-liga"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 17:47

Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve të CNN dhe NYT: “Njerëz të këqij, me qëllime të liga”

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 17:47

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër ata që ai po i quan “gazetarë të lajmeve të rreme” të CNN dhe New York Times, duke thënë se duhet të pushohen nga puna.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump ka shkruar:

“GAZETARËT E LAJMEVE TË RREME NGA CNN DHE NEW YORK TIMES DUHET TË PUSHOHEN MENJËHERË!!! NJERËZ TË KËQIJ ME QËLLIME TË LIGA!!!”

Që nga sulmet amerikane në objektet bërthamore të Iranit, presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht CNN-in dhe New York Times për raportimet e tyre mbi një vlerësim paraprak të inteligjencës, i cili ka rrjedhur në media dhe vinte në pikëpyetje efektivitetin e sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.