Trump kërkoi azil për futbollistet iraniane, reagon ashpër Federata Iraniane e Futbollit - Gazeta Express
string(87) "trump-kerkoi-azil-per-futbollistet-iraniane-reagon-ashper-federata-iraniane-e-futbollit"

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 15:17

Trump kërkoi azil për futbollistet iraniane, reagon ashpër Federata Iraniane e Futbollit

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 15:17

Presidenti amerikan Donald Trump ditë më parë kërkoi publikisht që Australia t’u japë azil politik futbollisteve të kombëtares së femrave të Iran, të cilat ndodhen në këtë vend për Kupën e Azisë 2026.

Trump deklaroi se kthimi i tyre në Iran mund të jetë i rrezikshëm dhe madje paralajmëroi se lojtaret mund të përballen me persekutim ose pasoja të rënda pasi disa prej tyre refuzuan ta këndonin himnin kombëtar para një ndeshjeje, shkruan “Reuters”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai i bëri thirrje qeverisë australiane që t’i mbrojë futbollistet dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i presin, nëse Australia nuk e bën këtë.

Megjithatë, Federata e Futbollit të Iranit reagoi ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke i cilësuar ato “të papërshtatshme” dhe një ndërhyrje politike në sport.

Ndërkohë, rasti ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Pesë futbolliste iraniane kanë kërkuar tashmë mbrojtje dhe janë vendosur në një vend të sigurt në Australi, ndërsa autoritetet australiane e aprovuan kërkesën e tyre. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement