Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale, tha se Hamasi ka bërë lëshime të rëndësishme gjatë negociatave në Egjipt.
“Mendoj se Hamasi ka rënë dakord për gjëra që janë shumë të rëndësishme”, i tha Trump gazetares së CNN, Kaitlan Collins.
Kur Collins e pyeti nëse SHBA ka ndonjë vijë të kuqe, si për shembull kërkesën e saj që Hamasi të çarmatoset, Trump u përgjigj: “Epo, nëse disa gjëra nuk plotësohen? Ne nuk do ta bëjmë, por mendoj se po ecim shumë mirë”.
Collins pyeti gjithashtu për një raport të Axios, sipas të cilit Trump i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mos ishte negativ dhe ta pranonte fitoren pasi Hamasi iu përgjigj propozimit të tij me 20 pika. Trump mohoi që Netanyahu të ketë qenë negativ, duke thënë: “Jo, nuk është e vërtetë. Ai ka qenë shumë pozitiv. Ka qenë shumë pozitiv për marrëveshjen”.