Trump i lumtur që ndaloi vrasjet mes Kosovës dhe Serbisë, njohësit thonë se atë po e keqinformojnë - Gazeta Express

Trump i lumtur që ndaloi vrasjet mes Kosovës dhe Serbisë, njohësit thonë se atë po e keqinformojnë

Lajme

Gazeta Express

28/09/2020 19:44

Presidenti i 45 i Shba-ve, Donald Trump, përsëriti se ndaluan vrasjet mes Kosovës e Serbisë.

Mijëra votues të tij u mblodhën në aeroportin e Harrisburgut në shtetin e Pensilvanisë.

Të shtunën mbrëma, ky ishte vendi ku presidenti Amerikan, Donald Trump, mbajti tubimin elektoral për zgjedhjet presidneciale në SHBA.

Por sikur në fushatën që e mbajti në Karolinën e Veriut, edhe këtu Trump nuk e la pa e përmendur Kosovën duke e cilësuar si sukses arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në zyrën e tij.

Ndonëse lufta mes dy vendeve ka përfunuduar para dy dekadash, Presidenti Trump tha është i lumtur që me këtë marrëveshje ndaloi vrasjet në Kosovë e Serbi.

“Ata po e vrisnin njëri tjetrin për shumë vite. Nuk shkojnë mirë me njëri- tjetrin. Janë sikur palestinezët dhe Izraeli. Dhe u thashë atyre ‘Pse po luftoni dhe vrisni njëri tjetrin’. Ata kanë shumë dallime, duke përfshirë edhe dallimet fetare, po besoj. U thashë ‘Çfarë po bëni’, dhe ne kemi marrëdhëniet tregtare me dyja palët, kështu që kemi fuqi.”, tha Donald Trump, President i Shba-ve.

Teksa u tregoi përkrahësve të tij për marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Trump shtoi se delegacionet që kanë një të kaluar armiqësore, u përqafuan në Dhomën Ovale.

“Kështu që u thashë ‘Dëgjoni, le të bëjmë një marrëveshje.’ Le të bëjmë një paqe ekonomike dhe paqe përfundimtare. Erdhën në zyrën time, në zyrën ovale. Ata përqafuan njëri-tjetrin dhe ishte një gjë e bukur për t’u parë. Shpëtuam shumë jetëra”.

Se a janë përqafuar njëmend me delegacionin e Serbisë, nuk e kanë komentuar nga qeveria e Kosovës.

Megjithatë këto deklarime të pasakta të presidentit Trump, për ligjëruesin e lëndës “Politika dhe Qeverisja në SHBA”, Zenun Halili po i shohin si mos informim të duhur rreth situatës në Kosovë.

“Unë e shoh ma shumë si problem të këshilltarëve të tij që nuk ja sqarojnë mirë se si është situata në Kosovë, natyrisht ai në vija të trasha e di por e promovon gjatë fushatës për me marrë poena pozitive për politikën e tij të jashtme”, ka thënë Zenun Halili, njohës i diplomacisë Amerikane dhe profesor universitar.

Por sipas profesorit të Shkencave Politike, për popullin amerikan nuk janë të rëndësishme problemet jashtë vendit të tyre.

“Kom jetu atje gati 20 vite e  diqka, populli amerikan nuk është shumë i interesuar për problemet jashtë vendit të tyre, natyrisht ata e donë sigurinë e ekonominë.”

Ndërkohë gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi publikisht nga kryeministri Hoti ta demantoi apo ta konfirmoi deklaratën e Trump rreth përqafimit me Vuçiqin në Zyrën Ovale.

Hoti nuk foli për këtë qështje, por u deklarua rreth idesë së “Lake Trump” që u propozua si emër i ri për Ujmanin.