string(103) "trump-i-kerkon-ballkanit-te-pranoje-emigrantet-e-debuar-nga-shba-fokusi-eshte-te-serbia-sipas-bloomberg"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:23

Trump i kërkon Ballkanit të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA: Fokusi është te Serbia, sipas Bloomberg

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:23

Administrata e Donald Trump është duke kërkuar nga Serbia dhe vende të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantët e deportuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një raportimi të Bloomberg, këto kërkesa janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të SHBA-së për të gjetur vende që pranojnë emigrantët të cilëve u është hequr e drejta e qëndrimit.

Reuters raporton se deri më tani, as Shtëpia e Bardhë, as Departamenti i Shtetit dhe as ministria e Jashtme e Serbisë nuk kanë dhënë komente për këtë çështje.

Kujtojmë se, muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i dha të drejtë administratës Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua – një hap që forcon axhendën e tij për të shtuar deportimet.

Në këtë kontekst, Trump ka kërkuar destinacione të reja për migrantët që pritet të deportohen. “Wall Street Journal” kishte raportuar më herët se SHBA kishte shqyrtuar edhe Moldavinë, Kosovën dhe vende të tjera në Ballkan si destinacione të mundshme.

Më parë, Serbia nuk ishte përmendur si një opsion konkret – por tani duket se ka një lidhje të veçantë me familjen Trump, pasi në Beograd është planifikuar të ndërtohet një Trump Tower, nga një firmë investimesh ku bashkëthemelues është Jared Kushner, dhëndri i Trumpit.

Ndërkohë, dihet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që është përpjekur të balancojë marrëdhëniet me Perëndimin dhe Lindjen, është një admirues i njohur i Trump. Ai ka ruajtur kontakte me rrethin MAGA edhe gjatë kohës që Trump nuk ishte në pushtet dhe ishte një nga të parët që e përgëzoi për “fitoren” e fundit – gjatë një telefonate ku sipas raportimeve ishte i pranishëm edhe Elon Musk.

Ndërsa kujtojmë se Donald Jr., djali i Trump, ka vizituar disa herë Serbinë, dhe emisari i tij i dikurshëm, Richard Grenell, është nderuar nga Serbia me dekoratën më të lartë civile të vendit.

aaaaa