Trump i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën dhe Shën Petersburgun, raporton Financial Times - Gazeta Express
string(94) "trump-i-ka-kerkuar-zelensky-t-te-sulmoje-mosken-dhe-shen-petersburgun-raporton-financial-times"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 11:37

Trump i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën dhe Shën Petersburgun, raporton Financial Times

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 11:37

Financial Times ka dalë me një raportim të ri, shumë interesant, në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë dhe qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas medias prestigjioze britanike, presidenti Trump e ka inkurajuar liderin ukrainas Volodomyr Zelenskyy që të marrë në konsideratë sulme më të thella brenda territorit rus, përfshirë kryeqytetin Moskë dhe qytetin strategjik Shën Petersburg.

Duke cituar “persona të informuar për diskutimet” dhe një telefonatë mes liderëve më 4 korrik, FT shkruan se Trump i ka thënë Zelensky-t: “A mund të godasësh Moskën?… A mund të godasësh edhe Shën Petersburgun?”

Ndërkohë, sipas raportimit, Zelensky i është përgjigjur: “Absolutisht. Mundemi, nëse na jepni armët.”

Këto detaje bien në kundërshtim të fortë me deklaratat e mëparshme të Trump mbi luftën në Ukrainë, kur dihet se gjatë fushatës së tij, ai është zotuar të “mbyllë konfliktet jashtë vendit” dhe ka kritikuar përfshirjen e SHBA në luftën kundër Rusisë.

Megjithatë, kujtojmë se një ditë më parë, Trump realizoi një marrëveshje me NATO-n për Ukrainën, ku u vendos dërgimi i armëvë të SHBA-së, të financuara nga BE, në ndihmë të saj.