Trump-i e kishte kërkuar evakuimin e Seulit në kohën e tensioneve me Korenë Veriore - Gazeta Express
string(83) "trump-i-e-kishte-kerkuar-evakuimin-e-seulit-ne-kohen-e-tensioneve-me-korene-veriore"

Trump-i e kishte kërkuar evakuimin e Seulit në kohën e tensioneve me Korenë Veriore

Gazeta Express

10/12/2019 9:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte kërkuar që të evakuohen banorët e kryeqytetit të Koresë Jugore, Seul, në kohën kur tensionet me Korenë Veriore e kishin arritur kulmin. Kështu thuhet në një libër të ri për marrëdhëniet e presidentit me forcat e armatosura.

Në librin “Trump-i dhe gjeneralët e tij: Kostoja e Kaosit”, të shkruar nga eksperti i sigurisë kombëtare dhe luftimit të terrorizmit, Peter Bergen, thuhet gjithashtu se presidenti kishte kërkuar që të evakuohen edhe familjet e punëtorëve amerikanë në Korenë Jugore. Sidoqoftë, në këtë libër thuhet se kërkesat e presidentit ishin injoruar nga zyrtarët e lartë.

Lexo Edhe:

Libri që e përshkruan politikën e paparashikueshme të Trump-it në sektorin e sigurisë kombëtare, do të publikohet sot, në kohën kur tensionet mes Uashingtonit dhe Pjongjangut po rriten përsëri.

Koreja Veriore ka kërcënuar se do t’i vazhdojë testet raketore, ndërsa lufta e fjalëve mes liderëve të dy shteteve ka filluar përsëri të përkeqësohet. Presidenti amerikan përsëri e ka quajtur liderin korean plakush, ndërsa një zyrtar i lartë i Koresë Veriore e quajti kreun e Shtëpisë së Bardhë plakush të pavëmendshëm.

Megjithatë, shkalla e armiqësisë mes dy vendeve ende duket më e ulët se në një periudhë të vitit 2017, kur konflikti i armatosur dukej mjaft i mundshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.