Trump i dërgon letër urimi Thaçit për Vitin e Ri 2020
Gazeta Express
06/01/2020 12:24
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim
Thaçi, sot ka pranuar një letër urimi për Vitin e Ri 2020 nga Presidenti i
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në këtë letër, presidenti Trump uron
presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për festat e fundvitit.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin
Trump për urimin, duke ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë
aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.
Në ditët e kaluara, presidenti Thaçi ka pranuar shumë urime edhe nga liderë të ndryshëm botërorë.