Presidenti amerikan, Donald Trump, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hagseth dhe gjenerali i lartë, Dan Caine janë mbledhur për një takim urgjent në atë që njihet si “Dhoma e Situatave”, raporton ABC News, duke cituar një zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes, shkruan Express.
Ky takim vjen pasi Irani ka nisur raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se është në dijeni për sulmin e Iranit dhe se po e monitoron nga afër situatën.
Ky sulm nga Teherani vjen pasi SHBA ka sulmuar bazat nukleare iraniane./Express/