Trump: Gjeneralët tanë besojnë se shpërthimi në Bejrut ishte sulm - Gazeta Express
string(64) "trump-gjeneralet-tane-besojne-se-shperthimi-ne-bejrut-ishte-sulm"

Gazeta Express

05/08/2020 9:33

Trump: Gjeneralët tanë besojnë se shpërthimi në Bejrut ishte sulm

Gazeta Express

05/08/2020 9:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se zyrtarët e ushtrisë amerikane i kanë thënë atij se shpërthimi masiv në Bejrut duket të ketë qenë sulm, ndonëse nuk ofroi shumë hollësi për atë se si është arritur në këtë përfundim.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se është informuar nga gjeneralët ushtarakë dhe se ata po besojnë se shpërthimi nuk ishte aksident, shkruan “USA Today”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sipas tyre – ata do ta dinin më mirë se unë – duket se po mendojnë që ishte një sulm. Ishte një bombë e një lloji të caktuar”, tha Trump.

“Duket si një sulm i tmerrshëm. Lutjet tona shkojnë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për t’i asistuar Libanit”, shtoi ai.

Ndonëse shkaktari i shpërthimit nuk është caktuar akoma zyrtarisht, Abbas Ibrahim, shef i Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, tha se incidenti mund të jetë shkaktuar nga materiali shpërthyes që ishte vendosur në një depo pasi ishte konfiskuar nga një anije.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se është e papranueshme që një sasi prej 2,750 tonësh të nitratit të amonit të qëndrojë për gjashtë vjet në një depo pa masa parandaluese, duke e rrezikuar sigurinë e qytetarëve.