Donald Trump ka komentuar situatën e Tiger Woods pas arrestimit të këtij të fundit në Florida, duke theksuar se golfisti i njohur po përballet prej vitesh me dhimbje të forta fizike.
Në një prononcim për New York Post, Trump u shpreh se Woods “jeton një jetë të mbushur me dhimbje” për shkak të dëmtimeve të shumta, por shtoi se ai “po ia del mirë”.
50-vjeçari u ndalua nga policia të premten pas një aksidenti rrugor pranë banesës së tij në Florida. Sipas raportimeve, ai humbi kontrollin e mjetit ndërsa po përdorte telefonin dhe ndryshonte stacionin e radios.
Gjatë kontrollit, autoritetet i gjetën dy tableta hidrokodoni, një ilaç i fortë kundër dhimbjeve, ndërsa testi i alkoolit rezultoi negativ. Dyshimet e para lidhen me përdorimin e medikamenteve apo substancave të tjera.
“Ai është nën presion të madh fizik për shkak të problemeve shëndetësore, në shpinë dhe këmbë. Nuk ka problem me alkoolin, por vuan shumë”, deklaroi Trump.
Sipas mediave amerikane, Woods u shfaq i plogësht në momentin e ndalimit dhe refuzoi të kryente testin e urinës. Ai u mbajt për rreth tetë orë në paraburgim dhe më pas u lirua me kusht, ka transmetuar Panorama.
Përveç akuzës për drejtim mjeti nën ndikim, ndaj tij rëndojnë edhe akuza për dëme materiale dhe mosbindje ndaj urdhrave të policisë.