Presidenti amerikan Donald Trump tani thotë se ka një “ngrohtësi” mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin, dhe se ajo u ndje gjatë takimit të tyre në Anchorage, Alaskë, të premten e kaluar.
“Ju e patë atë kur zbriti nga avioni i tij, unë zbrita nga avioni im, ka një ngrohtësi atje që ju nuk mund ta, e dini, ka një ndjesi të mirë… dhe është një gjë e mirë, jo e keqe”, tha presidenti.
I pyetur për telefonatën e djeshme midis tij dhe Putinit, e cila ndodhi ndërkohë që shtatë liderë europianë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ishin në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se nuk foli me liderin rus përpara liderëve të tjerë botërorë sepse ai mendoi se kjo “do të ishte mosrespekt” ndaj Putinit.
“Nuk e bëra para tyre, mendova se kjo do të ishte mosrespekt ndaj presidentit Putin, e dini që nuk do ta bëja këtë, sepse ata nuk kanë pasur marrëdhëniet më të ngrohta dhe në fakt presidenti Putin nuk do të fliste me njerëz nga Europa. Dua të them, kjo ishte pjesë e problemit”, shtoi presidenti.