Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij në takimin e parë të Bordit të Paqes ka falënderuar liderët e shteteve pjesëmarrëse një nga një.
Ai falënderoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Presidente Osmani e Kosovës. Faleminderit shumë! Po bëni punë të shkëlqyer gjithashtu!”, tha ai.
Trump pati komente për thuajse secilin udhëheqës, ndërsa prej disa prej tyre tha se edhe i ka mbështetur edhe në fushata zgjedhore.
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes, iniciativa e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, filloi sot me përfaqësues nga më shumë se 45 vende që u planifikuan të marrin pjesë. /Express/