Trump evakuohet nga konferenca, pasi shërbimi sekret qëllon një person afër Shtëpisë së Bardhë - Gazeta Express
string(93) "trump-evakuohet-nga-konferenca-pasi-sherbimi-sekret-qellon-nje-person-afer-shtepise-se-bardhe"

Trump evakuohet nga konferenca, pasi shërbimi sekret qëllon një person afër Shtëpisë së Bardhë

Gazeta Express

11/08/2020 1:01

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka thënë se dikush ka shtëna me armë në Shtëpinë e Bardhë, derisa ka ndërprerë konferencën për shtyp

Presidenti Trump i ka thënë gazetarëve se incidenti “është nën kontroll”.

Lexo Edhe:

Ai është rishfaqur përsëri para gazetarëve, pak momente pasi që një person i mbrojtjes se afërt ka dalë në skenë gjatë fjalimit të tij për gazetarët dhe e ka shoqëruar atë që të largohet nga aty.

Trump është dëgjuar të këtë thënë “Oh!” dhe “çfarë ka ndodhur”, derisa është larguar nga konferenca.

Presidenti u ndërpre në mes të fjalimit kur një agjent i pëshpëriti atij në vesh.

Ai është rikthyer pas nëntë minutave ku i ka thënë gazetarëve se Shërbimi Sekret i SHBA-ve kanë plagosur një të dyshuar, i cili ishte i armatosur “nga ajo që ai e ka kuptuar”.

Ai ka thënë se një person është dërguar në spital pas incidentit.

Trump ka bërë me dije se kjo është një situatë e pazakonshme por ka lavdëruar profesionalizmin e Shërbimit Sekret.

“Kishte të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë”, tha presidenti. “Situata është nën kontroll të plotë”.

“Kishte të shtëna, një person është dërguar në spital. Nuk di në çfarë gjendje shëndetësore është ky person”, ka thënë Presidenti. /GazetaExpress/